Rama pakt me Vuçiç para ndeshjes Shqipëri- Serbi në Tetor

Aug 31, 2015 | 12:30
SHPËRNDAJE

Projekti i nismës së përbashkët shqiptaro-serbe për bashkëpunimin rinor, firmosur në Samitin e Vjenës do të lancohet vetëm pak para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, në “Elbasan Arena”, më 8 tetor.

Rama gjate konferences
Rama gjate konferences
Zgjedhje që duket të shërbejë edhe për sigurimin e një klime sa më miqësore dhe larg ‘përplasjeve’ të tifozerive. 

Lajmin e ka dhënë sot kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një konference për mediat, ku ka numëruar arritjet e Samitit të Vjenës. 

“Firmosëm projektin e nismës së përbashkët shqiptaro-serbe për bashkëpunimin rinor bazuar në modelin e bashkëpunimit rinor që mori rrugën pas Luftës së Dytë Botërore dhe aktin e parë të lancimit në terren të këtij bashkëpunimi është rënë dakord ta bëjmë në vigjiljen e ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë që do të luhet në Elbasan Arena”- ka thënë kryeministri Rama.

Për projektin në fjalë, Rama foli edhe teksa ishte në zhvillimin e punimeve të samitit, kur ne një intervistë per “Der Standard” duke folur për marrëdhëniet me Serbinë, theksoi se ka projekt mes dy qeverive për dergimin e të rinjve shqiptarë për praktika në Serbi e anasjelltas si dhe marrëdhëniet e përmirësuara.

Ne duam ta përdorim instrumentin fantastik të shkëmbimit rinor, ashtu siç është ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si një rrugë për përafrime dhe bashkëpunime të tjera, për të ndërtuar një miqësi të vërtetë. Ne nuk kemi shpikur asgjë, por ne kemi vullnetin të mbështetemi tek ky model”- tha Rama.

Ai sqaroi po gjate kesaj interviste se “mund të jetë një shkëmbim ndërmjet shkollave, universiteteve, ndërmjet të rinjve të cilët punojnë në administratë. Ne kemi folur për një Projekt të Praktikës – të rinj shqiptarë mund të bëjnë praktikë në Serbi dhe anasjelltas”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura