Rama: Një femër për Tiranën? Pse jo!

Mar 16, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë që koalicioni i majtë të propozojë një candidate femër për bashkinë e Tiranës.

Kreu i PS Rama sot ne konferencen per shtyp

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kur u pyet nëse mund të jetë femër kandidatja për Tiranën u shpreh se “Pse jo! Por sidoqoftë kohën e kemi përpara. Objektivi është që brenda marsit të përfundojmë me kandidaturat, që ti japim mundësi kandidatëve që të nisin takimet”.

Gjatë javëve të fundit në media janë përmendur emrat e dy ministreve Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolla në listën e gjatë të së majtës për Bashkinë e Tiranës.  

Rama tha se në këshillat bashkiakë përfaqësimi do të jetë 50 për qind meshkuj dhe 50 për qind femra.

Sa i përket paktit me aleatët, Rama tha se do të negociohet mbi kritere të njëjta të vendosura edhe me LSI-në. Sipas tij, nuk do të ketë negociata vetëm me demokratët dhe ballistët e republikanët. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura