Kandidatët e zgjedhjeve vendore, Rama takon Milon, kreu i PDS: Topi është në fushën e PS-së, s’duam të dalim nga koalicioni

Apr 15, 2015 | 18:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ne vijim te konsultimeve per kandidatet qe do te dalin ne zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i PS-se Edi Rama po vijon edhe sot pasdite takimet me aleatet.  Paskal Milo, kreu i PDS ka nenvizuar pas takimit se pret mirekuptimin e tij per kerkesat qe ka bere dhe se nuk deshiron qe partia e tij te dale nga koalicioni me PS-ne. “Topi eshte ne fushen e PS”- tha Milo per mediat.

Kryetari i PDS, Paskal Milo, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me Kryeministrin Edi Rama, ku kane diskutuar ne lidhje me koalicionet e mundshme per zgjedhjet locale te 21 qershorit.

“..të trajtohemi si partnerë historik nëse do ketë një kontratë të dytë të mund të trajtohemi si të tillë…s’kërkojmë asgjë më shumë e asgjë më pak veç atyre që na janë premtuar e që ne i kemi nënshkruar në marrëveshjen e përbashkët që kemi bërë. Kryesorja është që alenacat të jenë jo të përkohshme dhe konukturale që mund të bëhen në momentin kur afrohen zgjedhjet…në bazë të vlerave të aleancës të qëndrojë morali…”,- vijoi kreu i PDS.

Sipas Milos, Rama i mirëkuptoi një pjesë të aytre sugjerimeve që Milo bëri në emër të PDS, teksa theksoi se jane ende në proces me qëllim të “mund të arrijmë të bashkojmë forcat për të dalë e garuar së bashku”.

Por kjo tha Milo nuk varet nga PDS, “por nga mërnyra si PS do reflektojë ndaj kërkesave që ne kemi…topi ndodhet në fushën e PS”. 

“ne kemi një mbledhje të komitetit drejtues kombëtar të shtunën ku do merret vendimi përfundimtar i PDS, deri të shtunën ka mjaft kohë për të realiziaur ato cka ne kemi diskutuar edhe sot, jemi në pritje, shpresojmë, të gjitha alternativat janë të hapura, por shpresoj që nga PS të gjejmë  mirëkuptim për kërkesat që ne  i kemi paraqitur jo sot, por që ka kohë që i kemi paraqitur. PDS nuk dëshiron të largohet nga koalicioni me PS”,- tha Milo.  

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me koalicionet e mundshme per zgjedhjet locale te 21 qershorit.
Rama-Meta, takim 60 minuta në Kryesinë e Kuvendit 

Pas takimeve të kryeministrit Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste me deputetët e qarkut të Vlorës dhe atij të Gjirokastrës ku u zgjodhën kandidatët për garën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, shefi i qeverisë iu drejtua Kryesisë së Kuvendit.

Takimi mes tyre zgjati per rreth nje ore, duke perfunduar rreth ores 11.00. Rama, pa kollare, e me telefon ne vesh eshte kapur nga kamerat, duke zbritur shkallet e Kryesise se Kuvendit dhe ka hipur ne makinen qe e priste poshte. 

Takimi nisi rreth ores 10:05, nderkohe qe nuk pati asnje njoftim per mediat, lidhur me temen per te cilen kreu i qeverise dhe Kryeparlamentari u takuan. 

Takimi i Ramës me Metën vjen në kohën kur po prezantohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe kur ende nuk eshte zyrtarizuar kandidati i shumices per bashkine kryesore, ate te Tiranes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura