Rama-deputetëve: Ndjesë nëse kam gabuar. Askush s’do mbetet jashtë rrugës tonë pas 23 qershorit

Apr 30, 2013 | 12:57
SHPËRNDAJE

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet për vendin që pas vitit 1992, jo vetëm për 4 vitet e ardhshme por për përcaktimin e rilindjes së vendit.

Per kete ai ka kerkuar angazhimin maksimal te deputeteve per te funksionuar si nje ekip kompakt qe te percoje besimin e njerezve te PS dhe programi per rilindje.

Duke folur ne mbledhjen e grupit Rama ka falenderuar gjithe anetaret e grupit per gjithcka kane bere ne 4 vite shumë të vështirë, ka kerkuar ndjese per gabimet qe mund te kete bere padashje, ka pranuar se grupi i PS do te kete padyshim ndryshime, por te gjithe qe kane investuar ne 4 vite do te jene padyshim edhe neser protagoniste.

Rama ka kujtuar se 21 janari mbetet amaneti i madh dhe një prej synimeve për drejtësi gjatë qeverisjes.

“Keni rezistuar mes pengesash pa fund, sfidash dhe angazhimeve me kundërshtarë primitivë dhe gjakatarë që i ka humbur dy dekada dhe sot i rri vendit mbi kokë si kërcënim për t’ia humbur edhe një dekadë të tretë. Kemi humbur njerëz si të ishim në fushë lufte me armik jo vend pluralist”- tha Rama.

“Kemi pasur edhe moskuptimet dhe keqkuptimet tona, rivalitetet e brendshme kthyer në deformime. Eshtë dita për t’iu thënë të gjithëve nëse ka ndodhur që pa dashje të kem gabuar dhe mesiguri kam gabuar edhe unë me këdo nga ju, për t’iu thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua të gjithë pjesëtarët e grupit kanë qenë e do të mbeten bashkëpunëtorët më të afërt. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që vendi ka pasur pas 1992, këto zgjedhje do të vendosin nëse vendi do rilindë apo do të vazhdojë në rrënimin e mëtejshëm”- tha ai.

Rama ka garantuar se secili do të marrë përgjegjësitë e mëdha për mandatin qeverisës.

“Ky grup ka treguar në këto vite se askush nuk është i paaftë dhe i papërgatitur për të marrë përsipër përgjegjësi të mëdha. Nga ky grup do të dalë skuadra fituese e 23 qershorit. Askush nuk do mbetet jashtë rrugës tonë pas 23 qershorit. Gjithsecili do marrë përgjegjësitë e mëdha për të garantuar suksesin e mandatit tonë qeverisës,” tha Rama.

Ai ka shprehur vleresimet per grupin, duke kerkuar angazhim per zgjedhjet.

“Une kam vlerësimet më të larta për cfarë ka bërë dhe cdo pjesëtar mbetet kapital i çmuar njerëzor i PS për të udhëhequr vendin. Zgjedhjet e 23 qershorit duhet të bëhen të pacenueshme, të pamanipulueshme dhe e vetmja garanci që ndryshimi i madh të ndodhë, që rilindja të ndodhë është paprekshëmria e zgjedhjeve përmes pjesëmarrjes masive në votime”- tha Rama.

Sipas tij opozita nuk do t’i fitoje zgjedhjet me 10 vota, por me nje plebishit kombëtar. “Kjo kërkon që secili prej nesh, çdokush nga anëtarët e këtij grupi që ka investuar për të çuar përpara një betejë të vështirë, sot të jetë zëdhënësi i domosdoshmërisë për një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje”- tha Rama.

Rama ka thene se kundershtari nuk eshte i gatshem te lere pushtetin. “Ata nuk janë të gatshëm të lënë pushtetin, sepse nuk përballojnë dot hijet që kanë pas vetes. I ndjekin hijet e 21 janarit, i ndjekin hijet e Gërdecit, hijet e atyre të vrarëve në një vend ku krimi ka marrë kontrollin, ku policia është tërhequr e tradhtuar nga një kupolë në Ministrinë e Brendshme qe shkëmben favore me krimin”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura