Rama: Ndihma për zgjedhjet, jetike

Nov 2, 2012 | 10:02
SHPËRNDAJE
Sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton dhe kreu i PS, Rama

Kreu i PS takon në “Sheraton” sekretaren amerikane të Shtetit, i dhuron shqiponjën në filigramë.

“Nënvizimi i Klinton për zgjedhje të lira, burim i madh besimi”

Sekretarja amerikane e Shtetit zhvilloi, në përfundim të vizitës së saj, një takim të shkurtër dhe me kreun e opozitës shqiptare, Edi Rama. Takimi u zhvillua në një nga ambientet e Hotel Sheraton. Qëndrimet e zonjës Klinton, por dhe të Partisë Socialiste gjatë këtij takimi, i prezantoi Edi Rama gjatë një konference për shtyp nga selia rozë. Rama shoqërohej në këtë takim me kryetaren e sapozgjedhur të Forumit të Grave Socialiste, Olta Xhaçka. Kreu i selisë rozë, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, i dhuroi zonjës Klinton një shqiponjë të punuar në filigramë, dhuratë që u vlerësua shumë nga sekretarja amerikane. Kryesocialisti tha se sekretarja amerikane e Shtetit mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. “Sot shqiptarët kanë nevojë të besojnë te vota dhe te mundësia për të vendosur të lirë me votë se kush duhet t’i qeverisë.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura