“Rama ndërton rrugë me 24 milionë euro/km”, Berisha: Baxhanaku i tij ka fituar mbi 100 tendera, ndërsa thjeshtra e tij është lidhur me një studio ndërkombëtare arkitekture dhe…

May 5, 2023 | 18:39
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vjedh paratë e shqiptarëve, duke ndërtuar rrugë me vlerë 24 milionë euro për kilometër në zona fushore.

sali berisha2

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi elektoral në Mamurras me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Kurbin, Behar Haxhia, ku tha se familjarët e Ramës marrin pjesë në tenderat publikë.

Berisha tha se baxhanaku i kryeministrit Rama ka fituar mbi 100 tendera për punët publike, në një kohë që atij nuk i lejohet të marrë pjesë në tendera.

Të njëjtat akuza Berisha hodhi edhe ndaj vajzës së gruas së Ramës, për të cilën tha se është lidhur me një studio ndërkombëtare arkitekture, e cila fiton të gjithë tenderat falë ndihmës së saj.

“Ky u tall, u dha pensionistëve një 5 mijë lekësh. Të tjerat i ndau me miqtë e tij. Lufta bëri një vit, po 7 vite të tjera çfarë bëre që nuk rrite rrogat? Vodhi, ndërtoi rrugë me 24 milionë euro në fushë, ndërkohë që rruga Levan-Vlorë është dnërtuar me 2 milionë euro kilometri. Në Gjermani rrugët në fushë ndërtohen me 2 milionë euro kilometri. Këtu kryebashkiaku i Tiranës mashtron Tiranën dhe Shqipërinë, thotë kam mbjell 1 milionë pemë. Gënjen, ka vjedhur paratë për 1 milionë fidane. Ka blerë pishën me 5600 euro.

Baxhanaku i tij, Armando Frangu ka fituar mbi 100 tendera, që me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera. Thjeshtra e tij, vajzë e re, vajzë e mirë, po ç’e do po shkatërron gjithë studio e arkitektëve, sepse me një studio ndërkombëtare e lidhur, ajo studio e huaj fiton të gjitha tenderat me ndërmjetësimin e thjeshtrës dhe thjeshtra merret si nënkontraktore.

Kam qenë kryeministër 8 vite, kam patur një veturë të lënë nga një ish-ministër socialist. Zotëria ka blerë mbi 1 milionë euro makina dhe thotë këtë me 500 mijë euro e bleu partia. Udhëton me avionë me dhomë gjumi 22 milionë euro, 137 udhëtime”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura