Rama nuk i ndahet Metës për mosdekretimin e Cakajt: Bënë prezantim të rrejshëm, i hodhën baltë pa hapur gojën

Jan 10, 2019 | 19:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga takimi analizues për punën e pëbarshkët për vitin 2018 me ambasaodrët e huaj të akredituar në Shqipëri ka lëshuar një tjetër mesazh kundër Metës, për mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj.

Në hyrje të fjalës së tij Rama tha se Presidenti vijoi edhe këtë herë më avazin e vjetër të mos dekretimin e ministrave.

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu, gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës, që nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”, tha Rama para ambasadorëve.

rama me ambasadoret

Me tej Rama shtoi se: Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën. E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë.

Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura