“Rama jep miliarda lekë për tenderat”/ Vasili denoncon aktin normativ: Asnjë vendim për kompensimin e rritjes së çmimeve për qytetarët

May 25, 2022 | 18:12
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar një akt normativ, që sipas tij do të kompensojë deri në 30% pronarët e kompanive që kanë fituar tenderat e qeverisë.

Petrit-Vasili

Vasili ka publikuar aktin normativ në Facebook, duke shkruar se Rama pasi i jep tenderat me 99% të vlerës, tani do u japë dhe 30% kompensim pronarëve.

Ndërkohë, Vasili denoncon faktin se në të njëjtën kohë, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të kompensuar shtrenjtimin e çmimeve të ushqimeve dhe naftës.

Postimi i Petrit Vasilit:

S K A N D A L I ! Rama jep miliarda leke shtese per tendera, zero lek kompensim per çmimet!(Dokumenti). Rama dhe qeveria do te kompensojne deri ne 30%, pra me miliarda leke pr9naret e kompanive qe kane fituar tenderat e qeverise.

rama dhe qeveria pasi i japin tenderat me 99% te vleres tani do tu japin edhe 30% kompensim. Asnje kompensim, asnje ulje taksash per naften dhe ushqimet e qytetareve te thjeshte.

Perkundrazi kane ngritur Bordin e Cmimeve qe qeveria dhe oligarket te mbushin thedin ne kurriz te popullit. Qeveria per shkak te cmimeve te rritura ka mbledhur me shume se plani mbi 250 milion euro.

Tani keto 250 milion euro ne vend ti perdore per te ulur cmimet per qytetaret do ti ndaje me Kompanite qe ju ka dhene tenderat. Kjo perfundimisht eshte qeveria kriminale dhe armike e betuar e qytetareve te tjeshte. Shiheni Aktin Normativ qe u jep miliardat shtese tenderave te qeverise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura