Rama-Jahjaga, përfaqësuesit e rajonit në takimin e “Fondacionit Clinton”

Sep 1, 2015 | 20:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të jenë përfaqësuesit e rajonit të Ballkanit në ceremoninë e përvitshme që organizon iniciativa globale “Clinton” në Nju Jork në datat 26-29 shtator.

1441128863bill-vlin-foun

Sivjet, rajoni do të përfaqësohet nga dy lider shqiptarë. Çdo vit, iniciativa “Clinton” bën bashkë mijëra liderë botërorë të fushës së biznesit, politikës, qeverisjes, filantropisë dhe shoqërisë civile.

Fondacioni “Clinton” drejtohet nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe nga vajza e tij, Chelsea Clinton, dhe është një ndër fondacionet më me influencë në glob.

Eventi i 11-­të i këtij fondacioni ka temën “Impakti i së ardhmes”, dhe ka për synim të lokalizojë sfidat globale të dekadave të ardhshme.

Krahas liderëve të vendeve të ndryshme, të pranishëm në këtë event pritet të jenë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, presidenti i Bankës Botërore dhe shumë personalitete të tjera me influencë në rang ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura