Rama insiston me Albana Vokshin: Pamela sheh nga kulla e Baywatch-it

May 22, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dje sërish me deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilën vazhdimisht e quan Pamela.

Albana Vokshi / Aktorja Pamela Anderson

Kësaj radhe, deputetja kërkoi sqarime nga Rama për një raport sekret që mban në tryezë për atë që ajo e quajti skandalin e ISKSH-së dhe vjedhjen e 150 milionë lekëve. Por Kryeministri nga vendi e ka thërritur dy herë Vokshin me emrin Pamela.

“O Pamela, Pamela, ku i pe këto raporte nga kulla e Baywatch-it?!”, tha Rama. Por, kush është Pamela, me të cilën Kryeministri Rama krahason deputeten demokrate, Albana Vokshi? Bëhet fjalë për Pamela Anderson, protagonisten e serialit “Baywatch”, e njohur në botën e kinemasë për bukurinë e saj fizike, flokët e gjatë biondë platin dhe gjoksin e madh.

Edhe në seancat e shkuara, Rama e ka thërritur deputeten bionde të PD-së “Kulla e plazhit” apo “Pam”. Për këto krahasime të Kryeministrit nuk ka pasur ndonjë reagim të Aleancës së Grave Deputete, të cilat kujdesen për ruajtjen e etikës dhe mosdiskriminimit të deputeteve. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura