Rama i përgjigjet deklaratës së sekretarit britanik, Michael Gove

Apr 25, 2016 | 23:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Sekretarit britanik të Drejtësisë, Michael Gove, i cili sugjeronte që të ndiqej shembulli i Shqipërisë nëse britanikët vendosin në referendum që të dalin në Bashkimi Evropian.899f0118-0b16-11e6_1099634c

“Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria e vogël është bërë qendër e debatit të Britanisë për Evropën. Por kur pashë artikullin e Michael Gove që sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo evropian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme? Absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im, jo model që ta ndjekë Britania”, shprehet Rama në një reagim për gazetën britanike “The Times“.

Një deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE. Por një deklaratë e tillë ka sjellë reagime tallëse duke e cilësuar si të pakuptimtë një qëndrim të tillë.

Ndërkohë vetë kryeministri i Britanisë, David Kamerun e ka kundërshtuar komentin e Dove sa i takon vendosjes së vetos për anëtarësimet e reja në BE.

Zëdhënësi i Dawning Street është shprehur se një vendim i tillë është “vite larg” duke shtuar se po negociohet që anëtarësimet e reja në BE të jenë me një kohë tranzicioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura