“Rama i ka shpallur luftë PD”, Berisha akuza të forta kreut të PS

Jun 17, 2018 | 17:18
SHPËRNDAJE

“Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit te lirise Azem Hajdari! Urdheri i Edi Rames per dekorimin pas vdekjes te Gafur Mazerekut, njeriut qe i shtyre nga pushteti i atehershem, duke shfrytezuar nje zenke si pretekst shkrehu ne parlament bresheri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire”, kështu e nis reagimin e tij sh-kryeminstri Sali Berisha, të bërë publik në rrjetin social Facebook.

Berisha shkruan se “me kete vendim Edi Rama deshmon urrejtjen aterore ndaj tribunit te lirise per pushtetin e humbur te eterve te tij”, duke e quajtur këtë si hakmarrje politike.

“Te dekorosh njeriun, kriminelin qe pergjaku per here te pare ne histori parlamentin e vendit do te thote te shkrehesh ne emer te tij bresheri te re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe ti shpallesh lufte Partise Demokratike, demokrateve te Hasit, te Veriut dhe te mbare Shqiperise”,  vijon më tej ai.

berishaPostimi i plotë i Berishës:

Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit te lirise Azem Hajdari!

Te dashur miq, urdheri i Edi Rames per dekorimin pas vdekjes te Gafur Mazerekut, njeriut qe i shtyre nga pushteti i atehershem, duke shfrytezuar nje zenke si pretekst shkrehu ne parlament bresheri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire.

Me kete vendim Edi Rama deshmon urrejtjen aterore ndaj tribunit te lirise per pushtetin e humbur te eterve te tij.

Te dekorosh njeriun, kriminelin qe pergjaku per here te pare ne histori parlamentin e vendit do te thote te shkrehesh ne emer te tij bresheri te re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe ti shpallesh lufte Partise Demokratike, demokrateve te Hasit, te Veriut dhe te mbare Shqiperise.

Me kete vendim te pashembullt ne historine e nje vendi te lire, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun ne parlamentin e vendit, perligj vrasjen politike, shperblen dhe nderon per qellime kriminale politike krimin ne teresi dhe krimin politik ne veçanti!

Ky akt kriminal, me te cilin Edivin Kristaq Rama shperblen dhe nderon njeriun qe merite te vetme ka krimin e shemtuar te derdhjes se bresherive te plumbave ne parlament mbi Prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e Partise Demokratike dhe pluralizmit politik, perben nje hakmarrje te qarte politike primitive e cila kerkon shpagim! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura