Rama ‘hap thesin’ në prag të zgjedhjeve, deputeti i PD në Panorama TV: Shkelet Kodi Zgjedhor. Kryeministri tenton të manipulojë për të blerë vota

Mar 30, 2023 | 20:51
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati ka folur ditën e sotme për vendimin e qeverisë për të shpërblyer pensionistët në prag të zgjedhjeve dhe premtimet për rritje page.

Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV se ky veprim është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor i cili i ndalon këto akte gjatë fushatës elektorale.

Sipas Nallbatit, Rama po tenton të manipulojë për të blerë votat e qytetarëve përmes pagave dhe shpërblimeve.

“Këto janë veprime në kundërshtim me Kodin Zgjedhor sepse ndalohet shtimi i punonjësve në administratën publike. Procedurat e tenderimit nga njësitë e qeverisjes vendore apo qendrore dhe rritjen e pagave apo shpërblimeve se është një formë për të manipuluar dhe për të blerë votën e qytetarëve. Por unë kam besim te qytetarët shqiptarë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura