“Rama fsheh momentin kur Shullazi hyri në doganë me makinë të blinduar”

Feb 1, 2016 | 12:36
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike insiston se policia po fsheh momentin kur Emiljano Shullazi ka hyrë në Doganën e Durrësit me një makinë të blinduar.

Makina e Shullazit ne dalje nga Shqiperia
Makina e Shullazit ne dalje nga Shqiperia

Enkelejd Alibeaj tha nga selia blu se Doganat bënë publike dje një fotografi ku dukej skanimi i makinës së Shullazit në dalje, por nuk tregon momentin kur ai ka hyrë në territorin shqiptar.

“Pas denoncimit që bëmë dje për FUTJEN në doganën e Durrësit të Emiliano Shullazit me një makinë të blinduar, e cila as nuk u ndal dhe as nuk u kontrollua, Edi Rama vuri në shërbim të tij, gjithë shtetin dhe nxori një dokument, që në fakt vërteton akuzën tonë. Vërteton kapjen e Doganave me Qebinin e dyshes Tahiri-Shullazi. Dokumenti që nxori Edi Rama, ky dokument që shihni në ekran, tregon DALJEN e Shullazit nga dogana e Durrësit me një automjet Audi Q7 me targa AA 655 ME. E thotë vetë dokumenti: Dalja me 25 janar, ora 21.20. Por dokumenti nuk tregon momentin e hyrjes, pikërisht atë moment që denoncuam dje. Sepse Shullazi është kthyer 3 ditë më pas me makinë tjetër. Me makinë të blinduar. Dhe as nuk është ndalur e as nuk është kontrolluar. Ku është dokumenti, dhe procesverbali i kontrollit gjatë futjes me 28 janar të Emiliano Shullazit me një makinë tjetër, të blinduar, në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës?”, tha Alibeaj.

Enkelejd-Alibeaj-3-Janar-847x477

Sipas tij “me qëllim Rama mundohet të mashtrojë. Tregon një dokument tjetër për tjetër, për të mbuluar skandalin. Nuk sqaron dhe as hesht. Jo, jo. Mashtron! Mashtron për llogari të Emiliano Shullazit. Pikërisht këtë denoncoi dje Partia Demokratike. Me mashtrimin e tij, Edi Rama konfirmon publikisht dhe zyrtarisht lidhjen me Emiliano Shullazin dhe vërteton se ka vënë shtetin në shërbim të tij. Siç ka vënë në shërbim të tij sektorin e forcave operacionale të Tiranës, që në vend që të luftojë krimin, kujdeset për sigurinë e Shullazit dhe kryen shpesh porositë e tij. Ky është shteti i inkriminuar i Edi Ramës. Këto janë lidhjet e tij skandaloze me krimin. Po vjen dita që qytetarët ti shkëpusin këto lidhje të krimit me qeverinë, të kthejnë rendin, ligjin dhe demokracinë në vend”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura