Rama flet për eliminimin e Shqipërisë dhe festën e nesërme

Jun 22, 2016 | 20:57
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2016, e cilësuar fat të keq për shkak të golavarazhit.Edi-Rama-690x380Rama e cilëson si arritje të futbollit shqiptar rezultatin e arritur në këtë kampionat nga ekipi kuqezi dhe kërkon që lojtarët të priten nesër si heronj.

“Sapo u mbyll kapitulli më fantastik i futbollit shqiptar dhe pas një eliminimi për arsye të golaverazhit, misioni kuqezi në EURO2016 kthehet nesër në atdhe rreth orës 17:00”,shkruan Rama.

“Le t’u dhurojmë heronjve tanë një festë të paharrueshme mikpritjeje, në shenjë mirënjohje e respekti për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për fanellën dhe imazhin e Shqipërisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura