Rama flet për çeljen e negociatave dhe “thumbon” Bashën: Në 18 maj i ofrova të gjithë qeverinë, vetëm të..

Feb 16, 2018 | 21:49
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë i ftuar në studion e Baton Haxhiut në emisionin “Zona e Debatit”, në Klan Kosova.

Në këtë intervistë ai është pyetur dhe për çeljen e negociatave, ku ka treguar dhe një episod nga marrëveshja 18 majit. Rama tregoi se në 18 maj i kishte ofruar Bashës të gjithë qeverisë, vetëm të fliste fjalë të mira në anglisht në të mirë të Shqipërisë.

rama tek batoni1

“Efektet e Vettingut kanë filluar, kanë filluar spastrimet në prokurori dhe në sistemin e drejtësisë. Ne na intereson që të ja jepet në mënyrë të pastër çelja e negociatave. Nëse negociatat sot kanë ‘kërcënim’ nga ndonjë vend. Kërcënimin më të madh e kemi nga opozita në marrëdhënie me jashtë, jo në marrëdhënie me ne. I thashë Bashës në marrëveshjen e 18 majit, merri të gjitha ministritë ama pas zgjedhjeve të jemi në një mendje për Shqipërinë, për çeljen e negociatave. Unë shoh një errje sysh”, ka qenë kjo deklarata e Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura