Rama: Festë në çdo qytet por pa eklipsuar Vlorën

Oct 31, 2012 | 17:39
SHPËRNDAJE
Rama në Twitter

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur edhe njëherë tek festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë. Në një reagim të tij në Tëitter thuhet se 100 vjetori i Pavarësisë duhet të festohet në çdo qytet të vendit, por kurrë duke eklipsuar Vlorën.

“100 vjetët e pavarësisë duhet t’i festonte edhe çdo qytet shqiptar, jo vetëm Tirana, po kurrë për të eklipsuar Vlorën apo cenuar festën atje!”- shkruan kryesocialisti.

Duke iu përgjigjur deklaratave nga maxhoranca, Rama shprehet se “s’kemi mosmarrëveshje ne për festën e pavarësisë dhe as kemi me kë merremi vesh: Pavarësia është shpallur në Vlorë në 28 nëntor dhe pike!”

Në një mesazh të fundit ai thekson se socialistët më 28 nëntor do të jenë në Vlorë dhe do të festojnë me këdo që do të jetë atje. Duke cituar At Gjergj Fishtën, kreu i PS-së thotë se “të tjerat janë dokrra hini”

Gazeta Panorama ka zbardhur sot axhendën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, ku më 28 nëntor në mëngjes parashikohet ngritja në mënyrë simbolike e flamurit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe më pas festimet zhvendosen në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura