“Rama do detyrohet të largohet”- Deputeti i PD për Panorama TV: Protestat e opozitës s’do ndalen, do jenë të forta, por jo të dhunshme! Në zgjedhjet e 14 majit do shkojmë me…

Feb 13, 2023 | 13:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një intervistë për Panorama TV tha se opozita nuk do t’i ndalë protestat derisa Rama, siç tha ai do të detyrohet të largohet.

Sipas Baçit, protestat e opozitës do jenë të forta, por jo të dhunshme, ndërsa i bëri thirrje policisë që të mos provokojë qytetarët, të cilët duan ta shprehin revoltën e tyre.

Baçi thotë gjithashtu se në protestë vijnë edhe njerëz që punojnë në administratë, por kanë frikë të identifikohen sepse pushohen nga puna.

“Kemi provokim të policisë apo forcave Renea që qytetarët pastaj reagojnë. Njerëzit janë të revoltuar dhe duan ta shprehin. Duke mos i lejuar, duke i provokuar policia kjo nuk është gjë e mirë, është një forcë që shteti tregon ndaj qytetarëve.

Me të drejtë qytetarët thonë që këto fjalime i dëgjojmë edhe nga shtëpia, pse të vemë në shesh. Por në fakt prezenca fizike e qytetarëve jep një mesazh të qartë, që edhe pse me fëmijë të ikur jashtë, me studente që janë në ditë të hallit, për papunësinë dhe çmimet e larta, e gjejnë kohën, vrasin edhe frikën.

Në protestë kemi edhe qytetarë që vijnë me kapele dhe syze sepse nuk duan të identifikohen sepse kanë prindër në punë, ose janë vetë në punë dhe kanë frikë.

Protestat do të vazhdojnë, do jenë të gjata, aspak të dhunshme, por të forta të pandalshme derisa Rama të detyrohet të largohet”, tha ndër të tjera Baçi.

Ai u shpreh i bindur se PD do të hyjë në zgjedhjet e 14 majit, me apo pa Ramën kryeministër.

“Kemi zgjedhjet më 14 maj, dhe PD është e vetmja parti që nuk është regjistruar në KQZ sepse mbahet peng nga një vendim gjykate. Kemi 61 bashki me 61 kryetar bashkie të emëruar, pra kemi pushtet monist në pushtetin lokal. Edhe tani duan të mos lejojnë të regjistrojnë PD.

4 maji do të jetë një ditë e rëndësishme, rikthim i PD në pushtetin lokal. Që sot është zero përfaqësim dhe këto do të jenë baza për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Ne në zgjedhje do të vemë se s’bën, qoftë Rama, qoftë kushdo tjetër. E theksoj që ne do shkojmë me siglën tonë”, u shpreh Luan Baçi për Panorama TV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura