Rama: Asgjë nuk e justifikon mosdaljen në votime

Apr 30, 2013 | 19:45
SHPËRNDAJE
Rama gjate bashkebisedimit ne Njesine Nr.1

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama  është ndalur sot në një bashkëbisedim me banorë të Njësisë Nr.1 në Tiranë ku theksoi rëndësinë e daljes në votime më 23 qershor.

“Vota është ajo që sjell ndryshimin, që bën rrotacionin dhe që i hap rrugë  Rilindjes. Çdo lloj qëndrimi që njeriu zgjedh për të mos votuar është i pajustifikueshëm.”- tha Rama.

Socialistët dhe progresistët kanë qindra arsye për të dalë në votime, tha Rama, por sipas tij edhe demokratët kanë minimumi një arsye, nxjerrjen e PD-së në opozitë, sipas tij, për ta shpëtuar duke i dhënë mundësinë  e rinovimit.

Çdo prind ka një arsye madhore për të marrë hak ndaj 8 viteve qeverisje, që e kanë katandisur 15- vjeçarët e sotëm në analfabetë funksionalë. Kanë arsye për të shkuar në votim të gjithë ata që jetojnë të vetëpunësuar me një biznes të vogël, për t’i shpëtuar ankthit të fundit të muajit se si do të mbijetojë dyqani. Të gjithë ata që jetojnë në fshat, në vendin e dytë në Europë me burime ujore, nuk mund të ujisin tokat e tyre.”- tha kreu socialist, ndërsa përsëriti edhe premtimin për heqjen e taksës për biznesin e vogël si dhe uljen e tatim-fitimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura