Raketë shkatërruese, 3 herë më e shpejtë se zëri

Jan 31, 2012 | 12:55
SHPËRNDAJE

Flota Mbretërore në Britani ka paraqitur detajet e një sistemi të ri të mbrojtjes ajrore, i aftë për të shkatërruar armët dhe raketat e armiqve me shpejtësi supersonike. Sistemi i ri i mbrojtjes mund ta mbrojë vendin deri në 500 milje katrorë mbi tokë dhe mbi det. Projekti ka kushtuar 483 milionë paund dhe ka hapur 500 vende të reja pune. I quajtur “Sea Ceptor”, sistemi raketor do të përdoret fillimisht në fregatat e tipit “Navy’s Type 23″. Ministri i pajisjeve të Mbrojtjes në Britani, Peter Luf, tha se “prodhimi i këtij sistemi raketor është një zhvillim i madh për industrinë lidere të Britanisë në fushën raketore dhe tregon edhe një herë angazhimin tonë për teknologjitë e fitimit të betejave për forcat tona të armatosura”. Admirali i Flotës, sër Mark Stanhope, shtoi se “Kjo armë e re do t’i bëjë fregatat tona të përballojnë kërcënime të sofistikuara raketash që priten ne dekadat në vazhdim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura