Racizëm ndaj shqiptarëve, Karlton Kol kërkon ndjesë

Mar 31, 2011 | 12:48
SHPËRNDAJE

Karlton Kol ka përdorur faqen e rrjetit të tij social “Twitter”, për të lëshuar një fyerje raciste për shqiptarët, polakët dhe ganezët. Sulmuesi i Uest Hemit ka ironizuar në statusin e tij, lidhur me 21 mijë ganezët që ndoqën në “Uembli” miqësoren Angli-Ganë, duke shkruar se zyra e emigracionit ilegal në Angli do ta kishte shumë të lehtë për t’u dhënë fund emigrantëve të jashtëligjshëm në këtë vend, nëse do të vizitonte stadiumin. “Miqësorja tjetër do të jetë me Poloninë dhe më pas me Shqipërinë…”, – shkruante futbollisti, i cili i hoqi menjëherë këto komente dhe kërkoi ndjesë pas tërheqjes së vëmendjes nga komentet e fansave. 27-vjeçari nuk dihet ende nëse do të jetë objekt hetimi apo jo nga federata, por ai kërkoi ndjesë dhe tha se nuk e dinte që komentet ishin marrë si fyerje. “Ti nuk e meriton të luash një ditë më Anglinë. Madje, edhe po të paguash, nuk kanë për të të marrë në kombëtare”, shkruante një tifoz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura