Ra nga tarraca dhe e mori lumi me vete, vdes në spital 35-vjeçari

Feb 13, 2016 | 18:23
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka ndërruar jetë në spital disa orë pas gjetjes së trupit nga polumbarët një 35-vjecar i cili ka rrëshqitur nga tarraca teksa ishte duke punuar dhe e mori rrjedha e lumit me vete.

Ilustruese
Ilustruese

Policia e Tiranës njoftoi ngjarjen se në vendin e quajtur Frutikulturë, Kamëz, shtetasi Nazmi Buçi, 35 vjeç, duke punuar në taracën e shtëpisë së tij, ka rrëshqitur dhe për pasojë ka rënë në Lumin e Tiranës.

Policia në vendin e ngjarjes, nisi kërkimet për gjetjen e tij.

Në vendngjarje shkuan dhe polumbarët e Reneas, teksa trupi i tij pasi u gjet u dërgua në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura