Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)

Apr 23, 2024 | 22:21
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ishull Lezhë, me pasojë vdekjen.

shkoder

Rreth orës 21:00 një 45-vjeçar, i identifikuar si Vladimir Muhja, aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në Ishull Lezhë, shtetasi V. M., rreth 45 vjeç, banues në Ishull Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura