Ra në kanionet e Erzenit, gjendet trupi i pajetë

Apr 8, 2014 | 11:38
SHPËRNDAJE

Policia dhe banorët gjatë kërkimit
TIRANE- Eshte gjetur trupi i pajete i Erjon Alizotit, te riut qe u zhduk pas renies ne kanionin e Erzenit, ku kishte shkuar per ekskursion me shoqerine.

Sipas te dhenave te para mesohet se trupi i pajete u gjet jo shume larg nga vendi ku sipas shokeve te tij ishte rrezuar, ne zonen e guvave.

Ngjarja ndodhi ne 30 mars, nje dite te diele, kur ai se bashku me shoqerine shkuan per ekskursion ne Kanionet e Erzenit.

Sipas deshmive te dhena pas ngjarjes, studenti i vitit te pare te Mjekesise ka rreshqitur ne kohen qe bente foto. Bashke me te rreshqiti edhe nje shok, por ai mundi te dilte ne siperfaqe pak metra ku e kishte marre rrjedha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura