“Qytetarëve u zhvendoset gjendja civile pa dijeninë e tyre”- PD paralajmëron padi për Lleshajn: Rama plan të dëshpëruar prej 5 pikash kundër fitores së opozitës

Sep 30, 2020 | 11:47
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike thotë se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin pa dijeninë e tyre.

alibeaj

Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera”- theksoi ai.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, thotë se PD-ja do të padisë penalisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe zyrtarë të tjerë. “Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë”, shtoi ai.

Alibeaj thotë se Rama ka një plan të dëshpëruar siç e cilëson ai prej 5 pikash për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike, plan i cili nis sipas tij që nga ndryshimi i njëanshëm i rregullave të garës elektorale e deri tek ndihma e bandave dhe trafikantëve të drogës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.

Për dy ditë me radhë, Emisioni investigativ “Boom” ka sjellë prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjne civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drjetës për të votuar. Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm I Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi.

Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera.

Madje pjesëtarë të së njëjtës familje, të të njëtit trung familjar, shperndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme, të largëta nga njëri – tjetri, pa kurrëfarë shkaku apo arsye.

Le të ndjekim një fragment nga dëshmitë e qytetarëve të denoncuar në emisionin “Boom”.

Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të të njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke marrë për bazë listat e atyre qe votuan në 2019-ën, manipulimi i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt synon që ata qytetarë që nuk votuan në 2019-ën dhe refuzuan farsën e 2019-ës, të dekurajohen, t’u vështirësohet e derisa t’ju pamundësohet e drejta e votimit në zgjedhjet e afërta.

Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore:

  • Po ndryshon në mënyrë të njënashme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor
  • Shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit.
  • Po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre.
  • Po merr në punë mijëra perosna me kontratë të përkohshme
  • Po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës.

 

Partia Demokratike, do të paraqesë kallëzim penal, për të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë skemë manipulimi masiv, me zhvendosjen e gjendjes civile, duke filluar që nga ministri Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, drejtues të pushtetit vendor e me radhë.

Me instrumentat ligjore, te auditimit të gjendjes civile dhe listave zgjedhore do të bëjmë të dështojë plani i Edi Ramës për t’u hequr të drejtën qytetarëve të votojnë.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura