Qitësi i maskuar si femër qëlloi nga banesa e mikut të Armando Gjinit, detaje të reja nga ekzekutimi në Rrëshen. Reçi takoi një grua me fëmijë para se …

Jan 8, 2020 | 14:32
SHPËRNDAJE

reci

Autoret e dyshuar të vrasjes së Kastriot Reçit të martën në Rrëshen kane qene dy persona te cilet kishin udhetuar drejt qytetit me nje automjet qe ne oret e para te mengjesit.

Personi që ishte pasagjer në mjet, ka zbritur dhe nga bagazhi i makinës ka nxjerrë një çantë të madhe me të cilën është ngjitur në pallatin pranë lokalit që kishte në pronësi viktima.

Aty ka hyre në katin e 7 tek nje banese qe ishte ne pronesi te nje personi mik i Armando Gjinit dhe ka vendosur snajperin.

Qitësi dyshohet ta ketë ruajtur vitkimën deri kur ka ardhur dhe e ka qëlluar sapo ai ka parkuar makinën me të cilën kishte mbërritur bashkë me të vëllanë në lokalin e tij.

Kur ka zbritur nga makina e tij e parkuar, Reçi ka takuar nje grua me nje femije te vogel, ndersa vellai ka hyre ne lokal.

Sapo Reçi është shkeputur nga gruaja me femije është qëlluar. Me pas autori i veshur sportiv dhe me nje maskë si grua eshte laguar ne kembe.

E gjithë kjo dinamikë e ngjarjes, zbardhur nga Panorama, është filmuar nga dy kamra sigurie, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit. Megjithatë deri më tani ka qenë e pamundur identifikimi i makines dhe autoreve.

VRASJA NE RRESHEN E ARMANDO GJINIT

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Hetuesit, nga ana tjetër, nuk përjashtonin pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm shumë vite më parë. Por, nisur nga mënyra e ekzekutimit, e cila i ngjan stilit mafioz, hetuesit thonë se ka pak gjasa që të bëhet fjalë për hakmarrje. Në konsideratë është marrë dhe një pistë e tretë, që ka të bëjë me dyshimet e vrasjes për shkak të borxheve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura