‘Qeveria manipulon shifrat, maskon varfërinë’

Feb 29, 2012 | 13:28
SHPËRNDAJE
Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverinë për paaftësi në punën për uljen e varfërisë, e cila sipas tij sa vjen e pushton familjet shqiptare duke numëruar një në dy shqiptarë të varfër.

Rama, duke folur në tryezën për programin e PS-së për politikat sociale ka theksuar nevojën e një reforme totale për të ndryshuar gjendjen e varfërisë në vend. Sipas tij, qeveria manipulon me shifrat, duke vene nen vete edhe INSTAT-in per te fshehur varferine qe nuk mund te fshihet. Sipas tij, varfëria reale në zona të caktuara të Shqipërisë arrin 50 përqindëshin, ndërkohë që në tërësi shkon tek 30 %.

“Ne nuk kemi institucion të Minsitisë së Puënve Sociale dhe as politika sociale. Kemi një konjukturë politke, që për të mbajtur në këmbë një konjukturë të tërë me shërbëtorë për qëllime elektorale hedh në lumë taksat që mblidhen në shumicën e tyre nga ata shqiptarë që fitojnë më pak”- tha ai.

Sipas tij, qeveria po keqpërdor dhe shpërdoron ndihmën ekonomike për arsye të qarta politike dhe elektorale.

“Sot zyrtarisht ka një ndihmë ekonomike prej 4 mijë lekë në muaj që është e pamjaftueshme, por përtej kësaj, qëndron problemi dramatik i shpërdorimit të kësaj ndihme ekonomike për arsye politike, korrupsionit që e përshkon fund e krye të gjithë procesin e përcaktimit dhe shpërndarjes dhe i qëllimit aspak të fshehur për ta shfrytëzuar të gjithë atë pjesë të popullsisë që jeton me ndihmën ekonomike si aset elektoral, duke e mbajtur në varfëri për ta kushtëzuar me varfërinë”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura