“Qeveria shantazh Strasburgut”, Vasili: Prokuroria të prangosë shkaktarët

Aug 28, 2018 | 13:03
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar ashper pas audiopergjimit publikuar nga Exit.al qe tregonte se si qeveria shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg për bllokimin e çështjeve të pronave.

vasili

“Prokuroria shqiptare jo vetem duhet te filloje hetimin e gjere dhe te nxjerre ne shesh kete afere te ndyre me permasa gjigande,por ky duhet te kthehet ne procesin e shekullit per denimin shembullor te hajduterise shteterore te kthyer ne institucion”- shkruan Vasili, teksa i referohet audiopergjimit qe zbardh biseda mes Ledio Biankut dhe Denad Bibës, aso kohe kryetar i KQZ-se, i cili i kërkon Biankut të ndihmojë qeverinë, duke nënkuptuar se ndihma do shpërblehet, kurse e kundërta do ta lërë Biankun pa hapësirë ne sistemin e drejtësisë se vendit pas mbarimit të mandatit në Strasburg.

Postimi i Vasilit 

Qeveria e droges tentoi te bleje Strasburgun,
Prokuroria te prangose shkaktaret.

Nje audiopergjim shume shume i rende nxjerr sheshit se si batakçinjte e qeverise tentuan te blejne edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg,me qellimin per te bllokuar fitimin e te drejtes nga ana e qytetareve.
Keta te pacipe me ne krye te pacipin flasin e flasin per gjoja drejtesine e re.
Pra drejtesia e re me gjithe reformen ne drejtesi per batakçinjte e qeverise eshte blerja e drejtesise dhe vendosja e drejtesise se horrave.
Qeveria e droges dhe e drejtesise se horrave tentoi te bleje Strasburgun per te grabitur qytetaret shqiptare.
Kjo eshte vepra penale me e rende qe mund te kete konsumuar ndonje qeveri ndonje here.
Prokuroria shqiptare jo vetem duhet te filloje hetimin e gjere dhe te nxjerre ne shesh kete afere te ndyre me permasa gjigande, por ky duhet te kthehet ne procesin e shekullit per denimin shembullor te hajduterise shteterore te kthyer ne institucion.
Asgje nuk mund te falet ne kete poshtersi shteterore.
As prokuroria nuk do te falet,neqoftese do te tentoje tu shmanget pergjegjesive apo dhe te shmange nga pergjegjesia qeverine perpara kesaj afere gjigande ne dem te popullit shqiptar.
Sot eshte dita ku asgje mund te falet me kurre..

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura