“Qeveria në presion, i nevojiten…”/ Presidenti Ilir Meta: Çdo reflektim ndihmon për t’i paraprirë situatave

Nov 25, 2020 | 14:13
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta tha se qeveria është në presion te situatës së krijuar nga koronavirusi, ndaj ka nevojë për ide novative që mund të jepen nga ekspertët.

Në përfundim të takimit me ekspertë, ku ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Kreu i Shtetit tha se të gjitha cështjet e ngritura nga specialistët do të merren në konsideratë dhe do ti dërgohen qeverisë.

Meta tha se nuk duhet të lihen hapësira që privatët të speklojnë me shëndetin e shqiptarëve.

“Shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje. Situata është dinamike për të gjithë dhe çdo reflektim ndihmon për ti paraprirë situatave në të ardhmen, por edhe për të lehtësuar menaxhimin e situatës dhe kostot e kurimit apo shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve dhe cështje të tjera që këtu u ngritën. Barnat duhet të jenë sa më të sigurta. Problemet e unifikimit të çmimeve për testet, apo për shërbimet e ndryshme në mënyrë që mos të lihet hapësirë për të mos spekuluar privatët në këtë moment me shëndetin e qytetarëve. Këtu nuk besoj se u ngrit ndonjë shqetësim për angazhimin e personelit shëndetësor, të cilët punojnë në kushte të jashtëzakonshme. Por mendoj se u dhanë ide interesante. Angazhimi i mjekut të familjes ka qenë dhe është i rëndësishëm.

Nuk mendoj se mund të zgjidhen të gjitha këto çështje me një shkëmbim pikëpamjesh.  Ne këto shqetësime që i vlerësojmë realiste, sepse ne i kemi parasysh edhe strategjitë e qeverisë, ne do tia përcjellim ato që mund të përshtaten. Sepse në fund vendimet i merr qeveria, jam i bindur se edhe qeverisë i nevojiten ide novative sepse është në presion të situatës dhe gjithmonë mendimet e ekspertëve janë të vlefshme”, tha kreu i shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura