Qeveria miraton dhënien e amnistisë, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar! Fjalën e kanë deputetët për ta votuar me shumicë të cilësuar

Dec 6, 2023 | 17:17
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave ka votuar sot dhënien e amnistisë për të dënuarit. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se tashmë fjalën e kanë deputetët, te cilët në Parlament duhet ta votojnë me shumicë të cilësuar.

manja

Po ashtu Manja tha se nga kjo amnisti përfitojnë 600 persona, që përfshijnë kryesisht gratë dhe të miturit, të cilet nese do ta votojnë deputetet do te kene mundesi ti festojne festat prane familjareve.

“Doja të falënderoja kolegët në qeveri që votuan pr.ligjin për dhënien e amnistisë. Ky pr ligj do depozitohet në kuvend dhe fjalën e kanë deputetet që duhet të japin votën e tyre shumicë e cilësuar për kalimin e pr ligjit për dhënien amnistie.

Qëllimi i këtij pr ligji është përjashtimi nga dënimi  i këtyre personave që përfitojnë sipas kritereve të këtij ligji. Parimi i amnistisë dihet, humanizmi, rehabilitimi dhe edukimi, mbrojtja e interesit publik, por pse jo edhe mbrojtje e interesit të të miturve.

Efektet e këtij pr ligji shtrihen për të gjithë personat që u ka marrë vendimi formë të prere deri në datë 30.11.2023.

Nga kjo amnisti nëse do të marrë votën në Kuvend do përfitojnë 600 persona të dënuar që do kenë mundësi të kalojnë festat pranë familjarëve të tyre.

Do ndjek procedurën parlamentare dhe pastaj lidhur me hyrjen në fuqi, pasi të marrë votën e deputeteve ne do komunikojmë me Presidentin që të ketë një dhënie pëlqimi paraprak për futjen në fuqi.

Dy kategoritë që përfitojnë janë gratë e dënuara dhe të miturit që do të kenë një mundësi ti kthehen proceseve të rehabilitimit“, tha Manja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura