Rekordi i padëshiruar i PSG-së në Ligën e Kampioneve, porta gjermane ishte e mallkuar për Mbape & Co

May 8, 2024 | 7:13
SHPËRNDAJE

PSG i ka dhënë përsëri lamtumirën ëndrrave për të fituar Ligën e Kampioneve, duke u dorëzuar në mënyrë të pabesueshme përballë Borusia Dortmund. Një eliminim i papritur edhe për faktin se PSG, që ishte favorite, nuk gjeti golin në asnjërën prej sfidave, duke u mundr te të dy gjysmëfinalet me shifrat 1-0.

mbape

Në ndeshjen e dytë, francezët regjistruan një rekord të padëshiruar. Ata bënë në ndeshjen e dytë 30 tentativa drejt portës, duke mos shënuar asnjë gol. Ky është rekordi i ri i Ligës ë Kampioneve për një skuadër në fazën me eliminim direkt që kur të dhëna të tilla kanë filluar të ruhen në sezonin 2003-2004.

Në këto 30 tentativa drejt portës. 15 shkuan në katërkëndor, 4 në shtylla, ndërsa të tjerat jashtë. Statistika të frikshme ofensive, por të cilat në fund rezultuan të kota, pasi PSG-ja nuk ia doli që të tundte asnjëherë rrjetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura