Qeveria italiane merr vendimin: Vaksinimi kundër COVID-19 do të jetë i detyrueshëm për stafin mjekësor! Ja si do veprohet nëse nuk pranojnë

Mar 31, 2021 | 22:16
SHPËRNDAJE

Kabineti i qeverisë së Mario Draghi, ka vendosur që vaksinimi i mjekëve, infermierëve, personelit ndihmës spitalor dhe farmacistëve të bëhet i detyrueshëm. Masa zbatohet për stafin e sistemit shëndetësor kombëtar italian, por edhe për atë të klinikave private dhe qendrave diagnostikuese.

itali

Mjekë, infermierë ose farmacistë që refuzojnë të vaksinohen ose do të transferohen në zona që nuk sigurojnë kontakte me pacientë dhe kategori që janë më të predispozuar të infektohen me COVID, ose paga e tyre mund të pezullohet, nëse është e nevojshme deri në fund të dhjetorit 2021

Në të njëjtën kohë, kabineti italian miratoi një masë e cila përcakton se kur mjekët ndjekin rregullat e përshkruara, kur administrojnë vaksinën, ata nuk do të jenë përgjegjës për asnjë efekt anësor që mund të ndodhë.

Ndalimet dhe kufizimet në lëvizjen e qytetarëve do të zbatohen në të gjithë Italinë deri në fund të Prillit (me zonat e kuqe dhe portokalli në fuqi), duke përjashtuar faktin nëse të dhënat epidemiologjike lejojnë zbutjen e masave.

Fëmijët, pas Pashkëve Katolike, pra 6 prillit, do mund të shkojnë në kopshte, në fillore dhe në gjimnaz.

Sot në Itali janë regjistruar 23,904 raste me koronavirus dhe 467 viktima. Në total, u kryen 351,000 teste diagnostikuese, 6.8% e të cilave ishin pozitive. Që nga fillimi i pandemisë, 3,584,899 njerëz janë infektuar dhe 109,346 kanë vdekur.

Krahasuar me dje, në njësitë e kujdesit intensiv të vendit ka 6 pacientë më pak se dje, por edhe në pavijonet e spitalit janë 51 më pak. Kjo është dita e dytë në të cilën regjistrohet një rënie e pacientëve në ICU.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura