Qershori i mbramë i Edi Ramës

May 31, 2018 | 14:51
SHPËRNDAJE

EDI LESI/ Qershori ka rezultuar muaji me me fat deri tani per Edi Ramen, muaj qe ka shenjuar guret kilometrike te karrieres se tij. Qershor 2013, fitoi zgjedhjet. Qershor 2017 rifitoi pushtetin, me ato qe u njohen si zgjedhje shume te diskutueshme.

Me shume se kaq, nuk ka se c’te pretendoje dikush qe merret me politike.

Edi Lesi

Ky qershor ku sapo kemi shkelur, ndryshon shume me te meparshmit, dhe te gjitha gjasat jane qe mos te kete per Edi Ramen te njejten shije. Gjasat jane qe te jete i hidhur, permbyses per te.

Megjithese rravgon neper Europe, si ne qershorin e Leopold Bloom te James Joyse, njesoj, asgje heroike nuk ka ne kete rrugetim te gjate per tu kthyer ne fund ne Itake pa lavdi.

Sepse Edi Rama ka zgjedhur jo vetem te mos konsideroje elementin kryesor per hapjen e negociatave, qe eshte realiteti dhe punet ne Shqiperi, po per me teper, me vetedije ngjan se kete aspekt po e perkeqeson cdo dite.

Duke e lene krimin, drogen, lidhjet e qeverise me trafikun, si ceshtje e brendshme e parendesishme, ai po tenton cdo dite neper qendrat e Europes, te shese nje mall kallp, te paketuar bukur. Kjo nuk ka se si te funksionoje. Na pranoni sic jemi, thote ai, se i rregullojme pastaj gjerat. Vetem thoni Po, vetem hapni negociatat. Nuk i kushton BE-se asnje cent.

E mbrojti deri ne fund ministrin qe u be i njohur boterisht per lidhjen me kryebanden e kanabisit, dhe tani i thote Europes, pse nuk hap negociatat kur nuk do shpenzosh asgje. Tahiri, krimi, droga, qenkan ceshtje te imeta te brendshme. Pune te tijat si me thene, ska ci duhet Brukselit.

Duke e reduktuar hapjen e negociatave si nje afere, Edi Rama po e zhvesh nga cdo gje solemne qe ajo ka, qe ka te beje me vlerat e europes, si shteti ligjor, demokracia, transparenca, llogaridhenia, etj.

Rama nuk po ben asnje perpjekje edhe ne ditet e mbetura deri me 28 of June, per te treguar te pakten vullnet politik lidhur me kriteret qe kerkon kontinenti i vjeter.

Kerkesa e tij per hapjen e negociatave, ngjan ne thelb me nje thirrje te deshperuar; thoni Po, qe une te vazhdoj karrieren. Karriera e tij, me e rendesishme se integrimi, se e ardhmja e Shqiperise.

Pikerisht tek kjo thirrje e perseritur, thoni Po, nje Po nuk iu kushton asgje, vetem hapni negociatatat, pastaj te behet cte behet, nga ky refren, mberrijme ne qershorin e mbrame te Edi Rames. Ai po e paraqet dhe vete tani, ne menyre uleritese, se nje Jo nga Europa, eshte nje permbysje ne fatin e tij politik.

Te gjithe shenjat jane qe negociatat nuk hapen, qe vendet anetare ne Keshillin e Europes nuk do thone Po.

Ky do te ishte pa asnje diskutim, nje refuzim i qeverise, jo i Shqiperise, nga BE. Saktesisht nje refuzim i Edi Rames. Qershorin e shkuar, Europa vendosi ti jape edhe nje shans, ia njohu zgjedhjet dhe e mbajti ne krye. Po, kaq shume eshte qelbur puna me krimin, me drogen, me sundimin si vezir i lindjes, sa nuk kaloi as nje vit, dhe ne qershorin e 2018, e njejta Europe me gjase ka vendosur ti thote Jo, Edi Rames. I konsumuar totalisht ne opinionin e brendshem dhe para qytetareve, i gjendur ne varferi idesh, vizionesh e batutash, nje goditje edhe nga Brukseli do te ishte fatale per te. Ndaj, ky ngjan vertete te jete Qershori i mbrame i Edi Rames, pas shume syresh qe kane sjelle jo pak mbrothesi per te.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura