“Qepe! Të kap për flokësh të…”/ Dy konkurrentet e “Për’puthen” nuk përmbajnë dot veten në studio, 26-vjeçarja: Të ngrej në ajër!

Sep 22, 2021 | 11:25
SHPËRNDAJE

Konkurrentja e ‘Për’puthen’ Iriada Shehollari e cila kërkon të gjejë lidhje me një mashkull në televizion, vendosi që në takimin me Bruno Shemshon, të shkonte me një libër në dorë. Konkurrentja e “Për’puthen” tha se shpesh djemtë e paragjykojnë nga pamja e jashtme, por ajo dëshiron të tregojë se nuk është vetëm ajo vajza e bukur, por edhe një vajzë që studion dhe lexon.

iriada shahollari, mikela pupa (2)

Ky detaj u prit me shumë kritika në studio, sidomos nga ana e Mikela Pupas, e cila ka realizuar një takim më parë me Brunon. Debati mes vajzave u bë gjithnjë e më shumë intensiv, aq sa u desh që Shemsho të çohej nga karrigia dhe të shkonte në mes të të dyjave që të mos prekeshin me dorë.

iriada shahollari, eduart koci (3)

Pjesë nga debati:

Mikela Pupa: Shumë i bukur ai aksesori, po s’shkonte fare me mënyrën qysh kishe dalë (i referohet veshjes ekstravagante të Iriadës). Do që t’i mbushësh mendjen publikut që shiko se s’jam unë kshu, se edhe lexoj…

Iriada Shahollari: Me këtë mendje që ke ti, aksesor të duket libri. Do të ta dhuroj ta lexosh atë librin që ta lexosh se është shumë i bukur.

Mikela Pupa: S’kam nevojë, unë nuk jam për t’i mbushur mendjen publikut që di të lexoj, apo s’di të lexoj. Kam studiuar gazetari dhe s’do më tregosh ti mua se sa mund të lexoj. Po të flas, këtu, alo, alo… Injorante fare!

Iriada Shahollari: Si the?

Mikela Pupa: Injorante fare thash. Kur të flasin njerëzit, fol përgjigju.

Iriada Shahollari: Je ti injorante.

Mikela Pupa: Mos më bëj mua këto sjelljet mi o… Idjote fare, o Zot imadh!

Iriada Shahollari: Tani ta nxjerr unë jashtë, apo ta nxjerrë ndonjë… Se kjo injorante e kshu…

Mikela Pupa: Po pra se kur të flet dikush fol!

Iriada Shahollari: Ti s’je askush! Do më tregojë injoranten kjo mua. Se unë e kap për flokësh e nxjerr aty. Qepe llapën aty ku je dhe atë injorante… të kap për leshko dhe të nxjerr përjashta!

Mikela Pupa: Ça do bësh ti mi, ça do bësh ti? Ti mua për leshko. Hajde provoje një herë. Të ngrej në ajër ty dhe të tjerat!

alvisa qarri, iriada shahollari (10) alvisa qarri, iriada shahollari (12) alvisa qarri, iriada shahollari (9) mikela pupa, bruno shemsho (3) mikela pupa, bruno shemsho (5) mikela pupa, bruno shemsho (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura