“Qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës”- Rama: Nuk u vë faj, se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç…

Apr 2, 2022 | 14:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për deklaratat e bëra nga Komisioni i Rithemelimit, të cilët me ironi i quan “foltorexhinjtë e Vlorës”, lidhur me projektin e Sheshit të Flamurit.

Edi rama ne Kuvend- familjet e pasura-kush-ka-me-shume-do paguaj me shume (14)

“U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!”, thekson Rama.

 

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit!

U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura