Qëndronte në arrati prej nëntë vitesh, policia italiane vë në pranga trafikantin shqiptar

Feb 4, 2020 | 15:36
SHPËRNDAJE

Një shqiptar i dënuar për trafik droge dhe vjedhje është arrestuar nga policia italiane, pas 9 viteve arrati.

policia

Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është një punëtor 50-vjeçar shqiptar. Ai u vu në pranga nga Karabinierët e Stacionit Gambettola dhe u burgos në burgun Forlì, ku i duhet të vuajë një dënim të formës së prerë prej 1 viti e 9 muaj, për krime që datojnë nga 2006.

Si ndodhi arrestimi

Policia forcoi patrullimin në qytet dhe vunë re një makinë, në të cilën ndodhej 50 vjeçari. Në përfundim të kontrollit në bazën e të dhënave të zbatimit të ligjit, u konstatua se ishte marrësi i urdhrit të burgut që daton nga viti 2011.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura