“Qëndro në shtëpi”, Basha ndan videon sensibilizuese: Është kohë sakrificash

Mar 28, 2020 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale nje video sensibilizuese, duke u bere apel shqiptareve te qendrojne ne shtepi.basha pd

“Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë”- thekson kryedemokrati.

Mesazhi i Bashes 
Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura