FOTO/ Ishin nisur për grabitje, qëllojnë me armë ndaj policisë, 3 në pranga

Sep 29, 2015 | 11:11
SHPËRNDAJE

Policia zbardh detajet e sulmit me arme ndaj bluve diten e djeshme. Tre personat e arrestuar ishin nisur per grabitje por u ka dale huq. Sekuestrohen edhe 2-armë zjarri “Automatikë” model 56’, 4-krëhëra, 243-fishekë, maska dhe doreza të zëza me të cilat dyshohet se personat do të kryenin një grabitje.

Dy vëllezër janë arrestuar pasi kanë qëlluar me armë ndaj efektivëve të postbllokut të policisë, duke mos iu bindur urdhrit të ndalimit. Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në vendin e quajtur Sherishtë, kur një nga grupet e shërbimit ka konstatuar dy automjete: një “Benz” me targë AA191HS dhe një “Land Rover” me targë VL1553D që ecnin me shpejtësi.

Maskat e sekuestruara
Maskat e sekuestruara

Pas 100 m distancë, dy makinat kanë ndaluar dhe në këtë kohë është afruar shërbimi dhe i ka pyetur:  -“Cfare problemi keni, jemi Policia”,,, në këtë moment, shoferi i “Land Roverit” ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së Policisë dhe janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë, shërbimi ka komunikuar me makinen tjetër të Policisë që ishte në pikën tjetër të postobllokut e cila ka bërë ndalimin e të dy mjeteve që po lëviznin njëri pas tjetrit në drejtim të Vlorës.

Arme dhe municione te sekuestruara
Arme dhe municione te sekuestruara

Personat e Land Roverit, kanë braktisur makinen ndërsa 3 persona janë bllokuar në mjetin Benz, ku ka rezultuar që njeri prej tyre ishte i plagosur.

Pasi është pyetur, i plagosuri ka deklaruar se është plagosur në fshatin Kotë për rrethana akoma të paqarta nga Policia.

Në automjetin e braktisur Land Rover, janë konstatuar 2 automatikë. Policia ka shoqëruar dy vëllezërit Birçaj: Vasil (37vjeç) dhe Ilir (46 vjeç), banues në lagjen “Hajro Çakërri” si dhe shtetasin e plagosur: Martin Hitaj 35 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal.

Makina e sekuestruar
Makina e sekuestruar
Makina e sekuestruar
Makina e sekuestruar
Makina e sekuestruar
Makina e sekuestruar

Policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit Birçaj për “Mosbindje ndaj urdhërit të Policisë” dhe “Mbajtja e armëve dhe minicioneve pa leje”.

Jane sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 2 armë zjarri Automatikë model 56’,

* 4 krëhëra të mbushur me 100 fishekë model 56’,

* 120 fishekë model 56’,

* 18 fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm,

* 5 fishekë të kalibrit 9 mm,

* 3 maska pambuku të zeza,

* 2 kapele sportive,

* 1 jelek i verdhë fosforeshent,

* 3 palë dorëza plastike

* 2 palë dorëza pambuku të zeza,

* 2 aparatë celularë (Nokia&Iphone),

* 1 palë syze dielli,

* Policia ka bllokuar dhe sekuestruar gjithashtu 3 automjete të cilat ndodheshin në vendin e ngjarjes (Land Rover – VL1553D, Benz – AA191HS, Mitsubishi – AA296AH).

192.168.3.122-1 (1)192.168.3.122
192.168.3.122-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura