Qafë-Thanë, arrestohet Arkimed Lushaj (Stresi)

Aug 31, 2011 | 17:04
SHPËRNDAJE

Arkimed Lushaj, 24 vjeç, i njohur në botën e muzikës më pseudonimin “Stresi” është vënë sot në pranga.

Policia e Pogradecit ka bërë arrestimin e “reperit” në pikën doganore të Qafë Thanës.

Sipas të dhënave të policisë mësohet se “Stresi është vënë në pranga pasi akuzohet për kanosje me armë dhe gjobëvënie.

Ende nuk janë sqaruar më në detaje arsyet e arrestimit, ndërsa këngëtari ka qenë shpëshhërë i përfshirë në sherre dhe konflikte të tjera.

Pak kohë më parë, ai u përfshi në një konflikt më aktorin dhe regjisorin e njohur Leonard Bombaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura