Putin tani fajëson edhe SHBA-në: E dinin ku dhe kur lëviznin avionët tanë

Nov 27, 2015 | 10:58
SHPËRNDAJE

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë qenë pjesëmarrës në rrëzimin e avionit të tij ushtarak tri ditë më parë, duke sugjeruar se amerikanët e dinin saktësisht se kur dhe ku ai po udhëtonte.

putin-amerika=sisiNë një konferencë për shtyp dje në Kremlin, Putin tha se rusët i kishin dhënë informacion paraprak SHBA-ve për rrugën e fluturimit të avionit, por sipas tij, SHBA-ja e kishte “rrjedhur” informacion në Turqi.

Putin tha për mediat: “Pala amerikane, e cila drejton koalicionin ku Turqia bën pjesë, e dinte vendin dhe kohën e fluturimeve të avionëve tanë, dhe ne u goditëm pikërisht aty dhe në atë kohë. Përse ne ia kalojmë këtë informacion amerikanëve? Ose ata nuk ishin duke kontrolluar se çfarë po bënin aleatët e tyre, ose ata kanë rrjedhur këtë informacion në Turqi”,- u shpreh Putin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura