Putin “pësoi tërheqje muskuli”, por çalon

Nov 2, 2012 | 10:16
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar në media se lideri rus ishte lënduar, por mohoi se kjo ka ndikuar në punën e tij. Dimitri Peskov tha se Presidenti ka pësuar një “tërheqje muskuli” për shkak të aktivitetit sportiv. Putin, 60 vjeç, ka shtyrë një sërë udhëtimesh jashtë vendit dhe raportimet mediatike flisnin për probleme të forta në kurriz. Dhe në një dokumentar të fundit televiziv të përgatitur për ditëlindjen e tij, lideri rus është parë duke çaluar. Por Peskov tha për “Kommersant” se Presidenti kishte pasur një “plagë të vjetër”.  Spekulimet në median ruse nisën javën e kaluar pasi Putin anuloi një samit me liderë të tjerë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe shtyu udhëtimet në Bullgari dhe Turqi. Kremlini ka mohuar se Presidenti vuante nga problemet me kurrizin dhe i duhej të operohej, sipas BBC.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura