SUPERLIGA E KOSOVËS/ Tre skuadrat e kreut nuk gabojnë, Ballkani mbron vendin e parë me fitore bindëse

May 5, 2024 | 17:49
SHPËRNDAJE

Lufta për titullin kampion në Superligën e Kosovës vazhdon të jetë e ndezur, me gjithçka të hapur në javët e fundit të këtij sezoni. Megjithatë, tre skuadrat që janë në vendet e para të renditjes e pretendojnë për trofeun, nuk kanë gabuar në sfidat e sotme, duke lënë të pandryshuar situatën në kreun e tabelës.

 

ballkani1

Ballkani triumfoi me rezultatin bindës 3-0 ndaj Dukagjinit falë golave të Emërllahut, Kuç dhe Gripshit, duke ruajtur vendin e parë që mban i vetëm në klasifikim.

Llapi mundi 3-2 Feronikelin në një ndeshje ky dy gola nga Hyseni dhe një tjetër nga Januzi i siguruan tre pikët dhe bënë të pavlefshëm golat e Taraskos dhe Berishës për miqtë. Ndërkohë, Drita e vendit të tretë mundi 3-1 Fushë Kosovën falë dygolëshit të Baftiut dhe një goli të Krasniqit, teksa për miqtë realizoi Hajdari.

REZULTATET

Drita-Fushë Kosova 3-1

Ballkani-Dukagjini 3-0

Llapi-Feronikeli 3-2

Liria-Prishtina 0-1

Malisheva-Gjilani 0-0

sadsdadsasdaasddsa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura