Pushuesit shpëtojnë nga mbytja dy të miturat në plazhin e Golemit! Ja gjendja e tyre shëndetësore

Jul 25, 2021 | 19:09
SHPËRNDAJE
golem-plazhi
Foto ilustruese

Një ngjarje e cila mund të përfundonte tragjikisht në humbjen e jetës së dy vajzave u parandalua nga disa qytetarë dhe policia ditën e sotme.

Mësohet se të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe janë shpëtuar nga mbytja në det në plazhin e Golemit.

Policia njofton se vajzat aktualisht janë të shtruara në spitalin e Durrësit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det. Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve. Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura