Punime në disa kabina, ja cilat zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike

Apr 13, 2018 | 11:39
SHPËRNDAJE

Per shkak te punimeve ne kuader te investimeve për rrjetin e ri 20 kV, disa zone te Tiranes do te jene sot pa energji elektrike. OSHEE ben me dije se sot do të kryhen punime të planifikuara në disa kabina.

osheeeeee

Njoftimi i OSHEE

Për këtë arsye, do të stakohet energjia në dy fidera: 244 dhe 247 që dalin nga nstacioni Dinamo.

Fideri 244 do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00

Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë: zona pranë shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave në Rr. “Don Bosko”.

Fideri 247 do të stakohet gjatë intervalit kohor 12:00-15:00

Pa energji do të jenë: Zona pranë shinave të Trenit, Zona te “2000 Apartamentet”, Rr. “Vangjel Noti” zona pranë ish-Kombinatit “Josif Pashko”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura