Publikon foton në krahët e nënës, urimi emocionues i deputetit të LSI për 70-vjetorin e saj

May 18, 2018 | 11:57
SHPËRNDAJE
Me nje poezi qe percjell emocion te madh, deputeti i LSI-se, Luan Rama ka uruar nenen e tij, sot, ne 70-vjetorin e lindjes se saj. Me nje thenie nga Esenini i madh e me pas nje poezi te poetit Frederik Rreshpja, Rama ka zgjedhur ta uroje keshtu te emen.
luan rama
Urimi i Luan Rames 
“Dritë e parrëfyer vetëm ti”.
Sergei Esenin

GËZUAR 70-VJETORIN E LINDJES NËNË!

Nëna

Frederik Rreshpja

Ka filluar të plaket nëna!

Fytyra e saj po mbulohet me rrudha,
Po mbulohet me një pleqëri të bukur,
Që është kjo rrjetë e bukur që hedh koha mbi nënën time.

Dhe duart që më mbanin tani janë rënduar.

Po ska gjë,
Nga shpirti i saj,
Zgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull…

Ecën ngadalë nëpër dhomë,
Nganjëherë më pyet për gjërat që po shkruaj,
Por s’më ka pytur kurrë pse s’kam shkruar asgjë për të!

Se nëna e di;
Fjalën e parë në botë ia thashë asaj,
Dhe fjalën e fundit në botë do ia them asaj!…

 

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura