Fotoja e biznesmenit libanez pas rrahjes. “Ik nga Shqipëria ose….”

Sep 10, 2016 | 23:23
SHPËRNDAJE

Janë publikuar fotot nga vendi i ngjarjes, ku biznesmeni libanez Faad Mitri u rrah ditën e sotme në një aksident të improvizuar në kryqëzimin e Laknasit.

FOTO-Ik nga shqiperia
Biznesmeni Faad Mitri i shtrire pertoke, fotoja e publikuar nga Java News

Kjo është fotoja e publikuar nga “Java News”. Në të shihet biznesmeni i ndërtimit i shtrirë përtokë dhe që merr ndihmën e parë nga mjekët.

Kështu, siç raporton ky portal, biznesmenit i është dhënë një ultimatum: “Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”.

Bëhet fjalë për ndërtimet që ai po kryen te Gjiri i Lalzit në Durrës. Po kështu, “Panorama” raportoi më herët se ndaj biznesmenit aksidenti dhe rrahja kanë qenë të qëllimshme.

Personat e paidentifikuar e kanë përplasur me qëllim për ta ndaluar teksa ai lëvizte me makinë dhe më pas e kanë rrahur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura