Publikohen pamjet brenda Komisariatit ku mbetën të vrarë dy efektivët, momentet kur autori lëviz me shpejtësi

SHPËRNDAJE

Mediat italiane publikuan pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda Komisariatit ku të shtunën mbetën të vrarë dy efektivët e policisë, ekzekutuar nga njëri prej dy vëllezërve që ishin shoqëruar për tu marrë në pyetje, të dyshuar si grabitës të një motori.

Dy djem që ishin shoqëruar në Komisariat pas një kontrolli rutinë dhe nuk ishin prangosur, sepse ishin akoma në cilësinë e të shoqëruarve.

In questura per un furto, uno spara e uccide due agenti

Kur njëri nga të dy i kërkon agjentit të shkojë në tualet, ai e shoqëron duke mos dyshuar se mund të ishte kthyer në vrasës për të mos përfunduar në burg disa muaj.

4776885_nt2

Sipas dëshmisë së një polici të pranishëm në momentin e ngjarjes, të dy të rinjtë ishin lënë pa pranga. e ndërkohë që ishin në Komisariat, po flisniin për basketbollin para se të qëllonin. Po qeshnin dhe atmosfera dukej e qetë.

4776885_trieste0

Deri në një moment pasi vëmendja mbi ta ra, dhe njëri u hodh mbi policin, duke i marrë armën nga këllëfi në brez brenda një sekonde dhe nisi të shtënat.

4777041_matteo_demenegopierluigi,P20rotta_04200841.jpg.pagespeed.ce.KiN1aoZRKT

Ai gjithashtu qëlloi edhe mbi një polic tjetër dhe i mori edhe atij armën.

Pastaj filloi të qëllojë në mënyrë të pakontrolluar, duke arritur të fusë në terror të gjithë Komisariatin.

“Lëvizte në të gjithë stacionin policor, ne nuk mund të lëviznim,” tha policja.

4776885_trieste1

Për efektivët që ishin jashtë ishte bërë edhe më e vështirë të ndërhyhej sepse kishte kalimtarë, një qytet që lëviz, dhe rreziku ishte i madh.

Teksa ka tentuar të largohet ka plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por u plagos teksa është bllokuar nga forcat e rendit. Djali tjetër që ishte vëllai i autorit, duke përfituar nga kaosi i krijuar u arratis për pak kohë, por u gjet dhe arrestua në katet nëntokë të komisariatit.

4776885_nt

Dy policët e vrarë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.