PSG në gjysmëfinale të Champions League/ A do ta rimendojë Mbappe të ardhmen e tij? Francezi përgjigjet i prerë

Apr 17, 2024 | 9:49
SHPËRNDAJE

 

PSG arriti të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League, pasi mposhti Barcelonën me rezultatin 1-4 në Katalunja.

Mbappe

Kylian Mbappe pas ndeshjes dha deklarata për mediat, ku u shpreh shumë i lumtur për suksesin e skuadrës së tij, duke theksuar se e ka ëndërr të fitoj një trofe të Champions me ekipin parisien.

Siç dihet, sulmuesi ka vendosur  të largohet në fundin e këtij sezoni, me destinacion Madridin. I pyetur nga gazetarët nëse pas këtij suksesi ai do ta rimendonte të ardhmen, Mbappe u përgjigj: “Jo, jo, jo!”

I motivuar : “Duhet të jemi gati për të shkuar në finale. Luajm një lojë të mrekullueshme si ekip dhe grup. Kemi punuar gjashtë ditë pas ndeshjes së Parisit, me idenë për të fituar këtu. Sigurisht që do të jetë një ditë e shkëlqyer për klubin. Urime për të gjithë ata që punojnë këtu, për stafin dhe për të gjithë.”

Rikthimi në ndeshjen e dytë : “Edhe pasi kam humbur ndeshjen e parë, jam krenar që jam parizian. Ne jemi shume te gezuar. Ne jemi një ekip që dëshiron të fitojë. Urime grupit, siç thashë në spanjisht, u përgatitëm për lojën për gjashtë ditë. Ne jemi shume te gezuar”.

Krenar : “Jam krenar që jam parizien që nga dita e parë. Ka pasur momente të mëdha dhe të këqija që kanë shënuar grupin. Është nder të përfaqësoj këtë klub të madh, klubin nga kryeqyteti i vendit tim. Është diçka e veçantë”.

Ëndrra e tij: “Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe ne do të bëjmë gjithçka për të arritur në finale. “Ne do të përpiqemi të shkojmë në Wembley”.

A do të ndryshojë vendimi juaj? : (ndërsa largohet ai përgjigjet me zë të lartë) “Jo, jo, jo…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura