Pse opozita shqiptare sulmon Gramoz Ruçin? Lubonja: E keqja nuk vjen nga…

Oct 10, 2017 | 17:22
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje telefonike për “Opinion” në “News 24”, ka komentuar faktin se pse kryeparlamentari Gramoz Ruçi po atakohet nga opozita. Sipas tij kjo bëhet për të shmangur problematikat dhe për të mbajtur afër elektoratin që është persekutuar në kohën kur Ruçi ishte ministër i Brendshëm.

auto_Fatos_Lubonja1477810771

Pse opozita shqiptare sulmon Gramoz Ruçin? A dini të na sqaroni këtë, pse atakohet Ruçi?

“Mendoj se e kaluar është shumë e rëndësishme. Disa tema janë të rëndësishme, që kanë bërë ndarjen mes PD-së dhe PS-së.

Ky është instrumentalizim i të kaluarës. Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm. Nuk janë këta problemet që duhet të trajtohen. E keqja e kësaj nuk vjen nga Ruçi sepse ai ka 20 vjet aty.

E kaluara është si një ikje nga problemet, ose mbajta afër e një elektorati që ka vuajtur periudhën e komunizmit.

Elektorati mbahet afër me problemet e ditës. Pse 56% e shqiptarëve duan të iki? Këtë temë duhet të prekë opozita tani”, tha Lubonja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura