Pse nuk duhet bërë tamponi? Deklarata e fortë e mjekut italian dhe pikëpyetjet që ngre: Duan të na shkatërrojnë

Sep 10, 2020 | 16:00
SHPËRNDAJE

Mjeku italian Roberto Petrela ka tronditur me deklaratën e tij me të cilën i bën thirrje qytetarëve të mos e bëjnë tamponin, pasi sipas tij, ka mikrobe dhe nuk është steril.

mjek

Ai ngre pikëpyetje për faktin pse tamponi merret në fund të faringut.

“Pse nuk marrin pështymën me tampon por duhet të shkojnë deri në fund të faringut. Nëse virusi është në fund, pse na bëjnë të mbajmë maskë?
Ska kuptim. Asnjë tampon nuk merr dot virusin se janë viruse shumë të vegjël të padëmshëm. Janë mbetje qelizore që janë pjesë e mikrobiotikës sonë”, deklaroi nder te tjera per “Shqiperia Live”.

DEKLARATA E MJEKUT

Dua ta bëj këtë intervistë sidomos për të dhënë informacion të saktë për të gjithë shqiptarët. Ju lutem ta regjistroni menjëherë para se tua censurojnë sepse këtej në anën tjetër të botës cdo intervistë e imja që tregon të vërtetën përfundon e hequr.

Dhe më vjen shumë keq sepse ata duhet të mbyllin “Rain” dhe “Mediaset” sepse japin vetëm gënjeshtra dhe panik.

Kjo e përkeqëson sistemin tonë endokrinologjik dhe muskulor e deri në nivelin e sistemit nervor e të qelizave.

Pse nuk duhet bërë tamponi?

Tamponi duhet të përdoret si mënyrë kërkimi, jo si diagnozë. Nuk duan t’ja dinë nëse ne, ju kemi Covid-19 apo jo.Duan hartën gjenetike, sepse ka armë bakterologjike selektive në bazë të sekuencave gjenetike.

Nëse i hartoj të gjithë njerëzit, mund të bëj armë bakterologjike që godasin vetëm një pjesë e jo një tjetër.

Për më tepër nëse shoh vaksinat që bëhen, që janë bërë e do vazhdojnë të bëhen, ato përmbajnë përzierje të ADN-së që modifikojnë ADN-në e njeriut.
Kështu ata mund t’i përcaktojnë shënjetrat duke i përzgjedhur sipas markës së ADN-së, që më pas bëhen shënjestër për atë armë bakterologjike.

Në Itali, presidenti jo i këshillit, por i çkëshillimit ka dhënë leje për të marrë të dhënat tona gjenetike.

Kjo do të thotë që do të na mbajnë nën kontroll gjithandej me cdo gjë.

Duan të na shkatërrojnë.

Tamponi që bëhet të paktën në Itali nuk është i autorizuar.

Marrja e tamponit është praktikë invazive traumatike.

S’mund ta bëjë cdo infermier.

Duhet ta bëjë një specialist dhe për më tepër duhet të jetë otorinolaringolog.
Pse marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi ta faringut, e të bashkimit me kanalin e hundës, jo sic bëjnë ata që e rrotullojnë nga të duan.

Tamponi kështu sic bëhet prish membranat.

Tamponi është plot me miliona baktere.

Nuk është steril.

Duke traumatizuar mukozën dërgojmë baktere të tjera nëpërmjet fytit.
Pastaj vetë tamponi krijion infeksion se përmban baktere.

Nuk duhet tamponi se dhe kur je mbartës nuk sëmuresh. Pse nuk marrin pështymën me tampon por duhet të shkojnë deri në fund të faringut.
Nëse virusi është në fund, pse na bëjnë të mbajmë maskë?

S’ka kuptim.

Asnjë tampon nuk merr dot virusin se janë viruse shumë të vegjël të padëmshëm. Janë mbetje qelizore që janë pjesë e mikrobiotikës sonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura